Europa League

“Presioni aspak problem, e përmbysim në Skoci”, Reus karikon Dortmundin

Borussia Dortmund I befasoi të gjithë në takimin e parë të raundit të 1/16-ve në Europa League. Verdhezinjtë, një nga pretendentët për fitimin e turneut, u mposhtën 2-4 në “Signal Iduna Park” nga Rangers.

Gjithsesi, nesër do të luhet sfida e kthimit, që do të transmetohet në Supersport 3 duke nisur prej orës 21:00. Kapiteni i Dortmund, Marco Reus flet rreth gjendjes së ekipit dhe beson te përmbysja e madhe.

E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë nesër. Presioni mbi ne është i madh, por ka edhe më keq. Të gjithë jemi shumë të motivuar dhe kemi një dëshirë të madhe për t’u kualifikuar.

Në ndeshjen e parë luajtëm shumë keq, e pranojmë, kështu që duhet të tregojmë një tjetër fytyrë në Skoci”, deklaroi 32-vjeçari ofensiv i skuadrës gjermane.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency