Prestige fiton FSHF Cup, mposht në finale Dussel
Prestige është fituesja e edicionit të dytë të FSHF- Cup në Sunday League, në futbollin amator 9 kudnër 9 pasi mundi minimalisht ekipin e Dussel me rezultatin 1-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ergys Neziri iu fal një goli të realizuar nga Sandroel Limani në pjesën e dytë. Në një sfidë të ekuilibruar, pjesa e parë solli shumë pak raste për shënim, ndërsa në fraksionin e dytë ekipet kishin më shumë inicativë, për të rrezikuar. Aktivizimi i Limanit nga stoli ishte dhe lëvizja që solli ndryshimi në këtë finale.
Vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, një harkim nga e djathta u shfrytëzua maksimalisht nga ana e Limanit, i cili entuziazmoi të pranishmit në kompleksin “Skënder Halili”.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me Prestige që fitoi për herë të parë këtë trofe, në edicionin e tij të dytë. Në anën tjetër Dussel mjaftohet me vendin e dytë, duke regjistruar finalen e parë të këtij kompeticioni.



