Pret Shqipërinë në stadiumin e Espanyol, hera e fundit e Spanjës në “shtëpinë” e Bares para 18-viteve
Më datë 26 mars, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë për një ndeshje miqësore ndaj Spanjës. Takimi kundër Furisë së Kuqe do të zhvillohet në Katalonjë, saktësisht në RCDE Stadium, aty ku i luan ndeshjet skuadra e Espanyol, ku aktivizohet edhe Keidi Bare.
Për Spanjën do të jetë një rikthim pas shumë viteve në impiantin e Espanyol, pasi hera e fundit që një sfidë e kombëtares është luajtur në këtë stadium ka qenë para 18 viteve, saktësisht më datë 18 shkurt të vitit 2004. Në atë kohë, Spanja e drejtuar nga trajneri Inaki Saez mposhti me rezultatin 2-1 Perunë falë golave të Etxeberria dhe Baraja.
Sakaq, për t’u rikthyer te ndeshja miqësore ndaj Spanjës, për Shqipërinë e Edy Rejës kjo sfidë përveç anës së prestigjit do të ketë rëndësi edhe për të marrë një indicie mbi risitë që mund ta presin skuadrën kuqezi duke qenë se në muajin qershor do të nisin ndeshjet zyrtare me kompeticionin Nations League, teksa në grup janë kundërshtarë si Rusia, Islanda dhe Izraeli.
📽 Nos echábamos de menos.
❤️BCN⚽ pic.twitter.com/NYRTUTZ0Wm— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) February 21, 2022



