Prezantohet edhe McLaren, dominon portokallia
Heq mbulesën që e bënte jo pak enigamtike në prag të sezonit të ri edhe skuadra McLaren. Njëvendëshja MCL33, me të cilën do të garojë në vitin 2018, është dizenjaur ndryshe, me portokallinë e theksuar dhe të zezën, që revokon makinën e 50 viteve më parë.
Për herë të parë në 52 vite histori në Formula 1, McLaren do të ketë motor Renault. Skuadra britanike ka konfirmuar të njëjtët pilotë edhe për këtë sezon, me spanjollin Fernando Alonso dhe belgun Stoffel Vandoorne.






