La Liga

Prezantoi Ferran Torresin dhe mori Koronavirusin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, rezultoi pozitiv pasditen e sotme në testet PCR. Raportohet se Laporta kishte rezultuar negativ mëngjesin e sotëm në antigjene por pak orë më vonë rezultatet e PCR kundërshtuan testin e parë, duke rezultuar pozitiv.

Kështu, Joan Laporta do të duhet të kufizohet për shtatë ditët e ardhshme, çka do të thotë se nuk mund të ndjekë nga afër skuadrën e tij në ndeshjen e së shtunës në Granada. Parimisht nuk është në rrezik prania e tij në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Real Madridit në Riad, që do të luhet më 12 janar.

Nga klubi theksohet se Laporta “kishte qenë në kontakt ditët e fundit me persona që kanë rezultuar pozitivë”, duke lënë të kuptohet qartë se mund të ishte infektuar në prezantimin e Ferran Torres, i cili po atë ditë pasdite doli pozitiv.

https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1478470821169537027?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1478470821169537027%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fas.com%2Ffutbol%2F2022%2F01%2F04%2Fprimera%2F1641331492_407485.html

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency