Lajme

Prishtina fiton në premierën e trajnerit të ri, Feronikeli zhytet në fundin e klasifikimit

Në ditën e sotme të Superligës në Kosovë, Prishtina ia ka dalë të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit. Vendimtar në këtë takim për kryeqytetasit ishin dy golat e pjesës së dytë nga ana e Abazit dhe Tolaj.

Kujtojmë se kjo ishte edhe fitorja e parë për trajnerin e ri të Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, ndërsa pas këtij suksesi bardhekaltërit ngjiten në kuotën e 21 pikëve në vendin e pestë të klasifikimit, ndërsa Feronikeli zhytet edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje të luajtura. Sakaq, takimi tjetër i javës së 15-të, ai mes Dukagjinit dhe Ulpianës u mbyll në barazim 1-1, teksa skuadrat renditen respektivisht në vend të tetë dhe të shtatë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency