Prishtina fiton shkëputet në krye, barazim në derbin e Anamoravës!
Prishtina regjistroi fitoren e 7-të radhazi në Superligën e Kosovës dhe ruajti kreun e klasifikimit edhe pas javës së 33, tashmë në kuotën e 72 pikëve. Skuadra e Zekerija Ramadanit triumfoi lehtësisht 0-3 në transfertën e Pejës ndaj Besës së vendit të fundit, falë finalizimit të Besnik Krasniqit në pjesën e parë dhe dygolëshit të Otto John në fraksionin e dytë. Bëri një tjetër hap prapa në garën për të mbrojtur titullin Drita që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në derbin e Anamoravës përballë Gjilanit. Derbi u zhbllokua në minutën e 20-të nga Fiton Hajdari që kaloi në epërsi skuadrën e Ismet Munishit, por për t’i dhënë një pikë Dritës në këtë duel të nxehtë mendoi nigeriani Irogue që realizoi golin e barazimit në minutën e 60-të. Ndryshimi në stol i bëri mirë Feronikelit që mori një fitore jetike në garën për mbijetesë pasi mposhti në Drenas 3-0 Trepça ’89 dhe iu largua zonës së rrezikut.



