Prishtina humbet penallti, Gjilani i merr një pikë!
Prishtina ngec ndaj Gjilanit dhe nuk përfiton dot nga ndalesa e Dritës në javën e 26-të të Superligës Kosovare. Në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet skuadra e Zekerija Ramadanit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Gjilanit të Ismet Munishit, duke mbetur kështu 4 pikë në renditje pas dy kryesueseve Ballkanit dhe Dritës. Pasi shpërdoroi disa mundësi të mira gjatë gjithë ndeshjes, Prishtina kishte shansin e artë për të fituar takimin në minutën e 89-të por Endrit Krasniqi humbi një 11-metërsh duke zhgënjyer trajnerin Ramadani dhe drejtuesit e Prishtinës, me goditjen që u ndal nga Enea Koliçi. Por edhe pse është 4 pikë pas dy skuadrave krysuese te Prishtina besojne ende tek titulli pasi mbeten edhe 10 javë kampionat për t’u luajtur.



