Lajme

Prishtina i bën 3 gola Flamurtarit në derbi, ngjitet e dyta

Prishtina rikthehet me prepotencë në garën për titullin kampion në IPKO Superligën e Kosovës, pasi shkatërroi 3-0 Flamurtarin në derbin e prapambetur, që u luajt këtë të mërkurë në stadium “Fadil Vokrri”.

Bardhekaltrit, që drejtohen nga Mirel Jose, i dhanë drejtimin e duhur takimit që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në epërsi të dyfishtë.

Meriton Korenica realizoi golin e parë që në minutën e 16-të, ndërsa Mario Morina në të 22-ën e dërgoi për herë të dytë topin në rrjetë, duke i dhënë qetësinë e duhur ekipit të tij.

Gjatë pjesës së dytë e gjeti rrugën e rrjetës sërish Korenica për rezultatin përfundimtar 3-0. Një fitore e ëmbël për skuadrën e Josës, që rimerr vendin e dytë në kuotën e 50 pikëve, 5 më pak se Feronikeli kryesues, por që edhe hakmerret për disfatën 2-0 në të njëjtin stadium me të njëjtin kundërshtar një muaj më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency