Lajme

Prishtina me 8 “yje”, ruan kryesimin!

Prishtina nuk di të ndalet në IPKO Superligën e Kosovës. Skuadra e Mirel Josës ruajti kreun e renditjes edhe pas javës së 15-të, pasi mposhti 2-0 Ballkanin në kryeqytet duke regjistruar fitoren e 8-të radhazi në kampionat. Për një Prishtinë me 8 yje mendoi dyshja Mario Morina-Meriton Korenica që në harkun e pak minutave realizuan dy golat e fitores në pjesën e dytë. Me një gol të Vilfor Hysës 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, Gjilani mposhti 1-0 Drenicën duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes dhe duke i shkaktuar disfatën e 4-ët rresht Drenicës. Bëri detyrën Trepça ’89 që u rikthye te fitorja në kampionat falë suksesit të thjeshtë 4-1 ndaj KEK-ut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency