Lajme

Prishtina “përmbys” Llapin dhe ngjitet në vendin e dytë

Prishtina ka arritur të marrë një tjetër fitore, këtë herë 2-1 me përmbysje, në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit përballë skuadrës nga Podujeva, Llapit.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, në minutën e 10 të pjesës së parë, me anë të Maliqit, që shfrytëzoi mirë një krosim të Namanit dhe dërgoi topin në rrjetën e portierit Beka.

Skuadra e Mirel Josës reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke spostuar lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe arriti të baraspeshojë shifrat në minutën e 60, me anë të Khalid.

Goli i fitores për Prishtinën do të vinte vetëm në minutën e 91-të, kur sulmuesi nga Tirana, Mario Morina mori një pasim nga Dallku dhe arriti ta dërgojë në rrjetën e portës së Llapit.

Me këto 3 pikë, Prishtina ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe mban përkohësisht vendin e dytë, me 5 pikë më paks se Feronikeli që kryeson renditjen.

Feronikeli nis shkëputjen në krye, Drita triumfon në Drenicë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency