Kombëtare

Probleme me apendicitin, operacioni i mbrojtësit të Kombëtares del me sukses

Kastriot Dermaku ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale ditën e diel. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është pjesë e Lecce në Serie B, ekip me të cilin ka shënuar një gol në dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni.

30-vjeçari ka vuajtur nga apendiciti akut (dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre). Lojtari dardan ka kryer një operacion që ka shkuar shumë mirë, siç konfirmohet edhe nga komunikata zyrtare e klubit.

Lecce njofton se futbollisti Kastriot Dermaku iu nënshtrua një operacioni urgjent mëngjesin e djeshëm në spitalin “Veris delli Ponti” në Scorrano, për një atak apendiciti akut. Operacioni rezultoi me sukses”.

Qendërmbrojtësi shtatlartë debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në tetorin e vitit 2018, dhe deri tani numëron 13 ndeshje dhe një gol me kuqezinjtë.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency