Probleme në hernie, Medvedev operohet dhe rrezikon pjesëmarrjen në “French Open”
Tenisti numër dy i renditjes botërore, rusi Daniil Medvedev ka kryer një operacion në në hernie dhe do të mungojë përreth dy muaj. Lajmin e bëri të ditur vetë 26-vjeçari, që në Miami humbi mundësinë të marrë vendin e parë të renditjes, pasi u mposht nga polaku Hubert Hurkacz.
Turneu i radhës i madh është “French Open”, që starton më 22 maj, teksa vetë Medvedev deklaroi se ka si objektiv primar rikuperimin në kohë, për të garuar në këtë Grand Slam.
“Në Miami luajta me një problem në hernie dhe e kisha të pamundur të jepja maksimumin. Bashkë me stafin tim vendosëm që të kryej një ndërhyrje kirurgjikale, për të zgjidhur njëherë e mirë këtë shqetësim, ndaj tani shpresoj të rikuperohem sa më shpejt për t’u rikthyer në fushë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, deklaroi Medvedev.



