Probleme në sulm për Simeonen, ylli i Atletico Madrid rrezikon duelin me Milanin
Atletico Madrid-Milan është një nga sfidat më të forta të javës së ardhshme në Champions League (e mërkurë, 14 nëntor).
Fitorja është alternativa e vetme për dy skuadrat, sidomos kuqezinjtë e Stefano Piolit, që nuk kanë shijuar akoma tre pikët e para në grupin B.
Joao Felix është në dyshim për ndeshjen e mesjavës. Sulmuesi portugez është dëmtuar në ndeshjet e kombëtares portugeze dhe rrezikon seriozisht aktivizimin ndaj skuadrës italiane.
22-vjeçari ka pësuaar një tërheqje muskulore dhe ka nisur menjëherë fizioterapitë. Stafi mjekësor i kampionëve të Spanjës do të ndjekë me kujdes ecurinë e tij gjatë këtyre ditëve.

Dy mungesa të sigurta për trajnerin Diego Simeone janë Antoine Griezmann dhe Felipe. Sulmuesi është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që mori në takimin e parë kundër Liverpool.
Sulmuesit francez i përfundon dënimi pas ndeshjes me Milanin, sfidë ku nuk do të luajë as mbrojtësi Felipe, i cili la Atletico Madrid me dhjetë lojtarë në takimin e dytë kundër skuadrës së Jurgen Klopp.



