Problemet me dëmtimet, edhe Skocia me mungesa ndaj Shqipërisë!
Probleme me dëmtimet në prag të Ligës së Kombeve nuk ka vetëm Shqipëria por edhe një prej kundërshtarëve të kuqezinjëve në grupin 1 të Ligës C, pikërisht Skocia ndaj të cilëve kuqezinjtë do të luajnë në 10 shtator në Hamden Park të Glasgow-ut. Trajneri Aleix McLeish për duelin ndaj kuqezinjëve nuk do të ketë në dispozicion talentin e Sëansea City Oliver McBurnie i cili ka pësuar një dëmtim dhe për ta zëvendësuar trajneri i Skocisë ka grumbulluar një emër të njohur si Steven Naismith. 31-vjeçari numëron 45 paraqitje me Skocinë dhe 7 gola të realizuar teksa për momentin luan në kampionatin vendas me krysuesit e Hearts. Më herët kombëtarja skoceze për arsye dëmtimi kishte humbur shërbimet e mesfushorit të Fulham Tom Cairney dhe mbrojtësi i Celtic Jack Hendry. Gjithsesi për ti zëvendësuar trajneri McLeish ka thirrur Ryan Jack të Rangers dhe mesfushorin me eksperiencë që luan me West Ham Robert Snodgrass.



