La Liga

Problemet në zemër dhe zërat e tërheqjes, Aguero ka një mesazh për tifozët

Sergio Aguero ka probleme në zemër dhe mund të tërhiqet nga futbolli”, ishte lajmi i medieve spanjolle që shkaktoi trishtim te tifozët e Barcelonës dhe sulmuesit argjentinas.

Analizat kanë konfirmuar një aritmi kardiake të formë së rëndë, por 33-vjeçari latin, i cili po luan sezonin e parë me skuadrën katalanase, nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “El Kun” bën të ditur që varja e këpucëve në gozhdë është akoma larg.

Kam lexuar çfarë thuhet për mua, teksa po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit, duke bërë të gjithë analizat dhe trajtimet e nevojshme.

Të shohim se çfarë do të ndodhë në 90 ditët e ardhshme”, shkruan Aguero, duke bërë të qartë se vendimi final do të merret tre muaj më vonë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency