Kategoria Superiore

Problemi i Kukësit, psikologjik, s’është momenti për t’u dorëzuar

Çfarë po ndodh me Kukësin! Të humbësh me Skënderbeun nuk është dramë, pasi të besuarit e trajnerit Daja kanë mundur dhe Partizanin dhe janë të vetmit që njollosën me një barazim serinë e jashtëzakonshme të fitoreve të Tiranës, por 5 ndeshje pa fitore nuk është një ecuri pretendentësh.

Shehi, në fakt, mund të përgjigjet vetëm për 2 ndeshjet e fundit, ndaj Skënderbeut iu desh të përballej edhe me një emergjencë mungesash (Shkurtaj, Teqja e Musta, e madje edhe me një Musolli jo në 100 për qind), por, gjithsesi, kualiteti nuk është se mungon dhe problemi më i madh duket psikologjik.

Minuta të tëra si një skuadër e fikur në fillimin e ndeshjes dhe vetëm pasi pësuan 2 gola nisën të bëjnë Kukësin e vërtetë. Në pjesën e parë një Abazaj shumë pak në kontakt me topin, topa të humbur në mesfushë, kur ishin ata në zotërin, mungesë përqendrimi në markimin e elementëve më të rrezikshëm të kundërshtarit.

Duket se mbi të gjitha është një çështje koke, në mendjen e lojtarëve, megjithatë diçka është e sigurt, gongu final nuk ka rënë. 9 pikë diferencë me kreun janë një distancë e madhe, por jo e parikuperueshme, te Kukësi kanë obligimin për të mos u dorëzuar e madje, ashtu siç thotë Shehi, duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës dhe atë që duhet të bëjnë vetë, pa parë Tiranën apo menduar se kjo distancë kurrë nuk mund të mbushet.

Presioni i tepërt është vërtetuar se i paralizon verilindorët dhe vetëm kështu mund të dalin nga kjo situatë. Kukësi ka detyrën për të mos u dorëzuar, për veten dhe për kampionatin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency