Merkato

Projektohet e ardhmja e Sadiku, në janar drejt rikthimit te…

Armando Sadiku po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në verë. Gjasat janë që në janar sulmuesi i kombëtares kuqezi të jetë sërish i gatshëm për të luajtur. Por edhe pse aktualisht është i dëmtuar, zërat e merkatos për Sadikun nuk mungojnë. Më konkretisht janë mediat zvicerane që flasin për një huazim të Armando Sadikut nga Levante te ish skuadra Lugano në Superligën zvicerane në merkaton e dimrit. Sipas mediave helvete drejtuesit e klubit spanjoll janë të vetëdijshëm se Sadikut i duhet të luajë rregullisht për të fituar formën e tij më të mirë pas atij dëmtimi të rëndë dhe për këtë po mendojë ta huazojnë një klub ku mund të luajë në vazhdimësi për t’u rikthyer më i fortë te klubi nga Valencia verën e ardhshme. Lugano nga ana tjetër kërkon një sulmues të fortë që e njeh mirë ambientin dhe kampionatin zviceran për të siguruar mbijetesën pasi për momentin është në ujra të turbullta dhe për këtë po mendon për Sadikun i cili konsiderohet si përforcimi ideal në repartin e avancuar.  Me Luganon, Armando Sadiku ka luajtur në dy periudha të ndryshme teksa numëron 62 paraqitje dhe 38 gola të pësuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency