Merkato

Projektohet goditja e trefishtë, Messi-Suarez-Busquets sërish në një ekip?

Kampionati amerikan i futbollit po shihet nga yjet e futbollit si një opsion shumë i mirë për të mbyllur karrierën.

Në MLS kanë kaluar vitet e fundit kampionë si Zlatan Ibrahimovic, Andrea Pirlo, David Beckham, David Villa apo Frank Lampard.

Një aventurë në SHBA i intrigon të gjithë. Njësoj edhe për Leo Messin, Luis Suarez dhe Sergio Busquets, të cilët kanë luajtur e fituar së bashku te Barcelona.

Në Spanjë raportojnë se Inter Miami, që ka si president David Beckham, po tenton goditjen e trefishtë për sezonin 2023/2024.

Lojtarët kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe vitin e ardhshëm mund t’i shohim tek ekipi i ish-mesfushorit anglez.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency