Merkato

Projektohet shkëmbimi i bujshëm, Dybala tek Barça, Coutinho te Juventusi

Janë dy lojtarë mjaft cilësorë dhe tepër të kushtueshëm, por nuk kanë arritur të tregojnë të gjithë potencialin e tyre këtë sezon në klubet respktive, Juventusi dhe Barcelona.

Jo më kot për të ardhmen e tyre ka shumë hipoteza, por në merkaton e radhës mund të ndodhë edhe një shkëmbim mes tyre. Referenca është për Paulo Dybalan dhe  Filipe Coutinho, dy lojtarë që nuk konsiderohen më të paprekshëm.

Pra, Juventusi pranon të japë Dybalan për të marrë Coutinhon. Ky duket një opsion, që i shkon për shtat edhe Barcelonës. Realiteti është se Dybala mund të përforcojë diçka në pjesën ofensive te kampionët e La Liga-s, gjë për të cilën kërkuan Antoine Griezmann verën e kaluar.

Coutinho, nga ana tjetër, nuk iu përshtatet planeve të Valverdes, por problemi është se transferimi i tij ka kushtuar shumë. Një këmbim kokë më kokë me Dybala nuk do ta justifikonte shumën, që katalanët paguan te Liverpooli.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency