Serie A

Prononcimi i Lecce-s për Dermakun: Është i rëndësishëm, por kemi alternativa të tjera

Presidenti i klubit të Lecce-s, Saverio Sticchi Damiani ka folur së fundmi për gjendjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Kastriot Dermakut, i cili iu nënshtrua një operacioni për apendicitin.

Në një intervistë për “Sololecce.it”, ai sqaroi se si do të jetë situata e mbrojtjes në skuadër në mungesë të shqiptarit.

“Më vjen shumë keq për djalin. Ai është një pjesëtar i rëndësishëm i grupit dhe po kalonte moment të mirë, por nuk jam i shqetësuar për mungesën e tij. Ne kemi alternativa shumë të vlefshme në rolin e tij si Simiç dhe Tuia. I uroj fat djalit”, -tha kreu i klubit të Lecce.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency