Protagonist në sherrin masiv në Porto-Sporting, Pepes mund t’i mbyllin karrierën
Mbrojtësi i Portos, Pepe, u përfshi në një sherr masim në përfundim të sfidës me Sportingut, që u luajt të premten më 11 shkurt. Kjo përballje mes kryesuesve dhe vendit të dytë të kampionatit portugez u mbyll 2-2, por pikërisht pas vërshëllimës së trefishtë të kryesori pati përleshje në fushë mes anëtarëve të të dyja skuadrave.
Arbitri nxori katër kartonë të kuq, dy për secilën skuadër. Pepe, i përfshirë në një sherr me Hugo Vianën, ishte mes të përjashtuarve.
Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, siç zbulohet nga gazeta “A Bola”, mund të marrë një dënim ekzemplar, për shkak të sjelljes së tij të dhunshme, duke goditur me shkelm trajnerin kundërshtar, një veprim që sipas rregullores disiplinore të Ligës së Portugalisë, mund t’i kushtojë shtrenjtë.
Në fakt, neni 145 thotë se agresionet e lojtarëve ndaj “anëtarëve të organeve të strukturave sportive, elementëve të ekipit të arbitrave, vëzhguesve, delegatëve, drejtuesve apo delegatëve të Ligës së Portugalisë në ndeshjen e klubeve të tjera, oficerëve të sigurisë publike dhe trajnerët mund të dënohen me skualifikim nga 2 muaj deri në 2 vjet (nëse sulmi nuk çon në lëndime të rënda).
Por kjo nuk është e gjitha: Pepe do të ishte në qendër të një tjetër episodi të diskutueshëm, i cili u zhvillua në minutën e 44-të të së njëjtës ndeshje. Në fakt, një objekt i paidentifikuar fillimisht ka mbërritur në fushë nga tribuna. Lojtarët e Sportingut nxituan menjëherë për t’u përballur me Pepen, që e kapi objektin pa e raportuar tek arbitri. Sipas asaj që raportoi një delegat i Ligës, objekti duket se është një plumb.
Nëse dënimi për Pepen do të jetë maksimal, mbrojtësi portugez, sot 38-vjeç, vështirë se mund të mendojë sërish për futbollin e luajtur.



