Premier League

Protesta e tifozëve të United, Mou: Woodward fitoi 0-2!

Pak para se të niste ndeshja mes Burnley-t dhe Manchester United në stadiumit “Turf Moor”, rreth këtij impianti fluturoi një avion, i paguar nga fansat e “Djajve të Kuq”, që tërhiqte një baner ku shkruhej: “Ed Woodward, një specialist në dështim”. Një mënyrë origjinale për të bërë përgjegjës zëvendëspresidentin e United, për mungesën e blerjeve të kërkuara edhe nga Mourinho. Gjithsesi, në përfundim të takimit, i fituar 0-2 nga formacioni i portugezit me një dygolësh të Lukakut (Pogba humbi një 11-metërsh), Mourinho dha një përgjigje befasuese kur u pyet për avionin me banerin.

“Nuk e pashë avionin, por Ed Woodward fitoi 0-2 këtë pasdite!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency