Featured

Prova e re zbulon mashtrimin me identitetin e futbollistit, Ekuadori drejt përjashtimit nga “Katar 2022”

Ekuadori rrezikon seriozisht përjashtimin nga Kupa e Botës “Katar 2022”, pasi janë zbuluar prova të reja mbi aktivizimin e një futbollisti me certifikate lindjeje të falsifikuar, skandal që ishte mbuluar nga Federata e Futbollit të Ekuadorit.

Zbulimi gjatë hetimit të FIFA-s për rastin e Byron Castillos vjen disa ditë përpara se Komisioni i Apelit të vendosë mbi këtë çështje. Vendimi që do të merret të enjten mund të ndryshoi emrin e kundërshtarit të Katarit në ndeshjen hapëse të eventit më të madh sportiv të vitit.

Një histori e jashtëzakonshme që përfshin identitete të supozuara të rreme dhe një mbulim të dukshëm nga Federata e Ekuadorit. Castillo, mbrojtës i djathtë që luajti në tetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës, ka lindur në Ekuador apo përtej kufirit në Kolumbi? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nxjerr të vërtetën në sheh.

Është një provë e re që do të tronditë futbollin e Amerikës së Jugut dhe do të krijojë një dhimbje koke të madhe për FIFA-n.  “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që Castillo u dha hetuesve katër vjet më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.

Jep emrin e tij të plotë Bayron Javier Castillo Segura, duke përputhur detajet e certifikatës së lindjes së tij kolumbiane, në vend të emrit në certifikatën e Ekuadorit, Byron David Castillo Segura.

Përshkruan në detaje largimin nga qyteti kolumbian Tumaco drejt San Lorenzos në Ekuador për të ndjekur karrierën futbollistike. Një çështje e padëshiruar për FIFA-n vetëm dy muaj nga starti i Botërorit dhe që pritet në nxisë të tjera polemike mbi përfaqësuesen që duhet të zëvendësojë Ekuaorin në “Katar 2022”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency