Pse ishte portieri në merkato? Spalleti: Është i ndrojtur dhe ndikohet nga fjalët
Alex Meret është konfirmuar për këtë sezon si numri një mes shtyllave të Napolit, mirëpo gardiani 25-vjeçar ishte në dyshim për të ardhmen në Serie A pasi deri në ditën e fundit ishte duke vlerësuar oferta të ndryshme teksa edhe klubi ishte i gatshëm ta lejonte të largohej.
Gjithsesi, me merkaton e mbyllur, Meret është fokusuar tek napoletanët ndërsa trajneri Luciano Spalleti thekson se italiani është mjaft i talentuar mirëpo duhet të përmirësojë mentalitetin pasi është shumë i ndikueshëm nga fjalët dhe kritikat që vijnë nga jashtë ambientit të ekipit.
“Meret ka nevojë të luajë dhe të rifitojë besimin. Duhet të hedhë pas krahëve ndrojtjen që e karakterizon dhe ndjeshmërinë. Është një djalë shumë i mirë dhe fatkeqësisht ndikohet shumë nga fjalët që thonë për të.
Megjithatë, tashmë merkato është mbyllur, Meret është i fokusuar dhe ka statusin e portierit titullar. Ia vështirëson detyrat vetes, megjithatë ndonjëherë mund të shërbejë edhe për mirë.



