Itali

“Pse Joao Pedro dhe jo Balotelli?”, ja si përgjigjet Mancini

Lista me lojtarët e ftuar nga trajneri Roberto Mancini për kombëtaren e Italisë ka bërë që të ngrihen disa pikëpyetje, përfshirë këtu edhe lënien jashtë të Mario Balotellit.

Gjatë konferencës së mbajtur për shtyp sot, përpara play-off-it për Kupën e Botës Katar 2022, Mancini është pyetur nga gazetarët se pse është ftuar Joao Pedro dhe jo Balotelli.

Sipas teknikut fakti që Balotelli, Kalabria apo Bernandeschi nuk u ftuan ndodhi sepse ai nuk mund të merrte më shumë lojtarë.

“Nuk ka arsye të mëdha, qoftë edhe numerikisht. Unë nuk munda të sillja edhe një lojtar tjetër. Është e qartë se lënia e një lojtari në shtëpi është gjithmonë keq, qoftë Balotelli, Kalabria apo Bernardeschi. Por vlerësimi ishte i njëjtë. Joao Pedro pastaj mund të bëjë edhe sulmuesin e dytë.”-theksoi Mancini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency