Futboll

Pse mban këtë emër? Detaje mbi Bodo/ Glimt, skuadrën që “tronditi” Romën

Kundërshtari i Romës në Conference League 2021-2022, Bodo/ Glimt po konfirmon veten në fushën evropiane.

U deshën 15 vjet për të parë Bodo/ Glimt të kualifikuar në një kompeticion evropian. Kjo skuadër shpreson të jetë pjesë e kompeticionve europine në terma afatgjatë dhe këtë gjë është duke e nisur me kompeticionin më të ri atë të Conference League.

Bodo/Glimt u kthye në qendër të vëmendjes falë rezultatit 6-1 ndaj Romës në fazën e grupeve, duke dëshmuar se mund të luftojnë për trofeun. Pas dy ndeshjeve në grupe, “verdhekuqtë” tashmë gjenden përballë norvegjezëve në raundin e çerekfinaleve të Conference League.

Pse mban këtë emër?

E thënë thjesht, Bodo / Glimt është skuadër e qytetit me 50,000 banorë të Bodo-s, që ndodhet në pjesën veriore të Norvegjisë. Glimt do të thotë “rrufe” në norvegjisht dhe kështu lindi klubi në dekadën e dytë të viteve 1900, si Football Club Glimt.

Bodo / Glimt fitoi titullin e parë dhe të vetëm të ligës norvegjeze në Aspmyra Stadion, duke pasur parasysh një histori ulje-ngritjesh që e sollën klubin përsëri në Evropë pas një pritjeje 15-vjeçare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency