Champions League

Pse Papa Francesku bën tifo për Realin sonte…

Liverpooli dhe Reali i Madridit do të përballen mbrëmjen e sotme në Kiev të Ukrainës, ku do të diskutojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. Orët e fundit në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa rastësi të çuditshme, të cilat me siguri që do të bëjnë Papa Franceskun të lutet për triumfin e Realit të Madridit sonte.

Kjo pasi Liverpooli ka fituar Championsin 5 herë deri tani, në dy prej të cilave ka rastësi të frikshme.

Kështu në vitin 1978, ‘The reds’ kanë fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në të njëjtin vit është martuar Princi i Kentit, Michael, si dhe është ndarë nga jeta Papa Joao Paulo.

Edhe në vitin 2005, ku Liverpooli fitoi atë finale të çmendur kundër Milanit, pati një dasmë mbretërore, pasi u martua Princi i Uellsit, Charles, ndërsa rreth dy muaj para finales, më 2 Prill 2005 kishte humbur jetën Papa gjon Pali II.

Tani jemi në vitin 2018 dhe kemi pasur dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle. Mbrëmjen e sotme do të përcaktohet edhe fituesi i Ligës së Kampionëve, që nëse do të jetë Liverpooli, do të ‘trembë’ ata që besojnë në koicidenca të tilla.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency