La Liga

“Pse zgjodha Modric si numër 9”, Ancelotti: Dështova, ndjesë tifozëve

Carlo Ancelotti e pranon se gaboi në përgatitjen e El Clasico-s ndaj Barcelonës. Mungesa e Karim Benzema ndikoi, trajneri italian vendosi të luante me Luka Modric si numër 9-sh fals, por ekipi katalanas nuk përmbahej në fushë dhe triumfoi 0-4.

Një humbje e rëndë, edhe pse pozitat e Realit në krye të La Liga-s mbeten solide (+9 me Sevillan). Ancelotti u tregua i sinqertë në analizën e humbjes, teksa u kërkon falje tifozëve për disfatën e dhimbshme.

Rezultati dhe paraqitje nuk ishin aspak pozitive. Vuajtëm shumë, tentuam të bënim presing lart, por Barcelona qarkulloi mirë topin dhe ia doli të gjente hapësira. Ishte një mbrëmje e vështirë për të gjithë ne.

Sulmi? Nuk ishte problem referimi. Ne mund të mbanim topin me Modric, por nuk ia dolëm. Ishte një natë e keqe, asgjë më shumë. Kemi një avantazh të rëndësishëm, kështu që nuk duhet ta bëjmë dramë këtë humbje.

Duhet të përgatitemi mirë në dy javët e ardhshme. Do të rikuperojmë disa lojtarë dhe do të jemi gati për pjesën finale të sezonit. E pranoj që plani im nuk ishte i mirë.

Dështova! U mbytëm në ndeshjen me Barcelonën, humbëm një sfidë tepër të rëndësishme, kështu që u kërkoj falje tifozëve”, deklaroi trajneri italian i Realit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency