Futboll

PSG, mbi 1 miliard euro për të dështuar në Champions

Që kur president i Paris Saint Germain u emërua Naser Al Khelaifi, shpenzimet për të afruar në “Parc des Princes” “yjet” e futbollit botëror kanë qenë marramendëse. Mirëpo përtej dominimit në futbollin francez, skuadra kryeqytetase nuk ka shkuar në asnjë rast më shumë se çerekfinalet e Championsit. Madje sezonin e kaluar ekipi që drejtohet nga Unai Emery hyri në histori duke u eliminuar nga Barcelona me rezultat të përgjithshëm 6-5, edhe pse takimin e parë e kishte fituar thellë 4-0. Le t’i marrin në analizë shpenzimet që janë kryer nga sezoni 2011-2012.

2011/2012 – Pastore, Motta, Gameiro, Menez, Sirigu, Maxwell etj., për shumën totale 107 milionë euro.

 

2012/2013 – U blenë Thiago Silva e Ibrahimovic, Lavezzi, Verratti e Lucas. Për 6 muaj edhe Beckham, në huazim nga Los Angeles Galaxy. Shuma e shpenzuar: 149 milionë euro.

 

2013/2014 – PSG shpenzon më pak, por blen Edinson Cavanin (64.5 milionë), Marquinhos (31.4) etj. Totali: 135.9 milionë.

 

2014/2015 – Ndihen rregullat e Fair Play Financiar. PSG shpenzon vetëm 50 milionë euro për David Luiz.

 

2015/2016 – Shpenzimet rriten me blerjen e Di Marias (63 milionë), Kurzawas, Aurier e Trapp. Totali: 116 milionë euro.

 

2016/2017 – Mbërrijnë në “Parc des Princes” Draxler, Guedes, Krychowiak, Jesé, Lo Celso e Meunier. Totali: 138.5 milionë.

 

2017/2018 – PSG bën çmendurinë e merkatos, duke thyer rekordin me blerjen e Neymar dhe Mbappé për 418 milionë euro në total.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency