Merkato

PSG bën ofertë zyrtare për mesfushorin e Napolit

Paris Saint Germain ka nisur të mendojë për merkaton e janarit, pasi me titullin thuajse të hipotekuar, do të tentojë të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve, kompeticion ku nuk ka bërë mirë vitet e fundit.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po kërkojnë të përforcojnë mesfushën, për të zëvendësuar Adrien Rabiot, i cili ka refuzuar rinovimin dhe është gati të lërë Parisin që në janar.

Mesfushori brazilian i Napolit, Allan është i përzgjedhuri i trajnerit Thomas Tuchel, për të zëvendësuar Rabiot në formacionin e PSG-së dhe sot klubi francez ka bërë një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh.

Menaxheri i Allan ka takuar menjëherë Drejtorin Sportiv të Napolit, Giuntolin, për t’i bërë të ditur mundësinë e transferimit dhe ofertën e francezëve, ndërsa në orët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja në këtë fron.

Allan është një emër i rëndësishëm në mesfushën e napolitanëve, por PSG-ja ka në organikë disa lojtarë që pëlqehen nga Ancelotti, mes të cilëve edhe emra si Cavani e Di Maria, ndaj pritet që kjo ofertë të shqyrtohet me vëmendje.

27-vjeçari luan sezonin e katërt me Napolin ku është aktivizuar në 121 takime dhe ka shënuar 8 gola, ndërsa së fundi ka marrë ftesë edhe nga Tite, për t’iu bashkuar Kombëtares braziliane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency