PSG beson te Areola, i mbyll dyert Donnarummas
Nuk do të jetë në Francë e ardhmja e Gianluigi Donnarummas. Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të portierit të Milanit, në “Parc Des Princes”. Drejtuesi parizien tha se në klub janë të kënaqur me Areolan, që është numri një i portës, dhe skuadra nuk ka nevojë për përforcime në këtë repart.



