Ligue 1

PSG e mbyll vitin me fitore, nuk falin as Lyon e Monaco

Paris Saint Germain ruajti avantazhin prej 9 pikësh ndaj ndjekësve të Lyonit dhe Monacos në renditje. Në javën e fundit të fazës së parë të Ligue 1, skuadra e Unai Emery kaloi pa vështirësi 3-1 Caen në Parc Des Princes duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve. Golat për PSG u shënuan nga Cavani, Mbappe dhe mbrojtësi spanjoll Berechiche. Nuk zhgënjeu as Lyoni që kaloi 2-1 në transfertë Toulouse. Me fitore e mbylli 2017-tën edhe Monaco që mposhti 2-1 Rennes ndërsa Marseille kaloi 3-1 Troyes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency