PSG, gati t’i rrëmbejë Lyonit mbrojtësin e talentuar
Paris Saint-Germain po ndjek me shumë interes paraqitjet e mbrojtësit të Lyonit, Ferland Mendy. Sipas mediave franceze, klubi nga kryeqyteti është gati të paguajë rreth 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 23-vjecar, i cili ka rënë në sy për paraqitjet e mira gjatë këtij sezoni. Mendy u transferua te Lyoni në verën e vitit 2017 nga Le Havre, ndërkohë që ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2023. Mbrojtësi ndiqet edhe nga Barcelona, e cila e shikon si një alternativë të Jordi Albas në krahun e majtë të mbrojtjes.



