Ligue 1

PSG/ Kandidatët për zëvendësuesin e Pochettinos, në listë edhe 4 italianë

Drejtuesit e PSG-së kanë filluar punën në lidhje me sezonin e ardhshëm. Eliminimi nga Champions League është përjetuar shumë keq në kampin francez.

Mauricio Pochettino do të largohet në fund të sezonit. Pozitat e trajnerit argjentinas janë të lëkundura prej kohësh, teksa dështimi përballë Real Madrid ka vulosur fatin e tij.

L’Equipe shkruan se dhjetë janë alternativat për trajnerin e ri të PSG-së. Emra të mëdhenj dhe trajnerë të konfirmuar, por edhe supriza. I preferuari i madh mbetet Zinedine Zidane.

Gjithsesi, drejtuesit e PSG-së po studiojnë edhe opsione të tjera. Në listën e dëshirave ndodhen edhe emra si Max Allegri, Antonio Conte, Diego Simeone dhe Simone Inzaghi.

Pëlqim ka edhe për Erik ten Hag (Ajax), Thiago Motta (Spezia), Mikel Arteta (Arsenal), Christophe Galtier (Nice) dhe Lucien Favre.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency