PSG kërkon sulmuesin e kampionëve të Belgjikës
Sulmuesi brazilian i Club Brugge, Wesley vazhdon të tërheqë vëmendjen e disa skuadrave në Europë. Pas Lazios, e cila gjatë merkatos së verës nisi një tratativë me belgët, por pa arritur një marrëveshje, janë francezët e Paris Saint-Germain që kanë shprehur interes për të. 21-vjeçari është një nga pikat më të forta të kampionëve të Belgjikës, ndaj dhe ata nuk kërkojnë të heqin dorë lehtë nga braziliani. Wesley në sezonin e kaluar arriti të shënojë 13 gola, duke ndihmuar Club Bruges të shpallej kampionë.



