Kupa e Francës

PSG kursehet ndaj Caen, kualifikohet edhe Lille

Paris Saint Germainn kualifikohet në fazën e 1/16-ave të Kupës së Francës teksa triumfoi me rezultat minima në fushën e Caen, ku vendosi një gol i shënuar nga Moise Kean në fillim të pjesës së dytë, i shërbyer nga Neymar.

Duke parë dhe forcën e kundërshtarit, që militon në Ligën e Dytë, Pochettino kishte lënë në stol disa nga titullarët, ku spikatnin Marquinhos dhe Mbappe, që u hodhën në fushën në pjesën e dytë, më shumë për të marrë ngakesë fizike.

Kualifikohet edhe Lille, që gjithashtu u mjaftua me një gol, të shënuar nga Cama brenda çerekorërshi të parë të takimit, për të eliminuar Dijonin.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency