Ligue 1

PSG, makineri golash edhe pa Cavani-Neymar, titulli formalitet!

Paris Saint Germain shkëlqen edhe në sfidën e prapambetur të javës së 17-të të Ligue 1. Skuadra e Thomas Tuchel mposhti pa shumë probleme me shifrat e thella 5-1 Montpellier në Parc des Princes. Një fitore me 5 yje kjo e parizienëve të cilët e thelluan në 15 pikë avantazhin ndaj Lille të vendit të dytë madje duke patur edhe një ndeshje më pak, me çështjen titull që tashmë mund të konsiderohet praktikisht e mbyllur. Kurzawa zhbllokoi shifrat që në minutën e 13-të, por goditja e Mollet në të 31-ën ishte shumë e fortë me Buffon që e grushtoi topin pasi kishte kaluar vijën fatale, me arbitrin që akordoi gol. Gjithsesi një goditje dënimi perfekte e Di Marias i dha epërsinë kryeqytetasve në fundin e pjesës së parë. PSG është një makineri golash edhe pa Cavanin e Neymar dhe në minutën e 73-të talenti Nkunku e coi rezultatin në 3-1, ndërsa pak minuta më vonë autogoli i Hilton dhe finalizimi i Mbappe vulosën rezultatin përfundimtar në 5-1, me talentin francez që realizoi golin e tij të 20-të në Ligue 1 dhe me meritë Mbappe kryeson listën e golashënuesve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency