Kupa e Francës

PSG në finale, Montpellier bie te penalltitë

 

Paris Saint Germain në finale të Kupës së Francës. Skuadra pariziene vuajti shumë në sfidën gjysmëfinale ndaj Montpellier, por në fund arriti të kualifikohej pas goditjeje të penalltive (5-4).

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa shtesa prej dy pjesësh me nga 15 minuta nuk prodhoi gola. Takimi u zhbllokua Mbappe që në minutën e 10-të, megjithatë Montpellier arriti të barazonte me Laborde në fundin e pjesës së parë. Sërish Mbappe në të 50-tën e kaloi për herë të dytë në epërsi Parisin, por në të 83-ën Dalort ktheu ekuilibrat në rezultat për herë të dytë në këtë takim.

Fërshëllima e trefishtë e kryesorit do të thoshte se finalisti i parë do të përcaktohej nga goditjet e 1-metërshave. Të gjithë ekzekutuesit e penalltive të PSG-së u treguan të saktë (Di Maria, Draxler, Paredes, Marquinhos, Mbappe dhe Kean), ndërsa në radhët e Montpellier gaboi në serinë e gjashtë Sambia.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency