PSG në “hall”, Rabiot refuzon ofertën e Tottenhamit
Adrien Rabiot ka refuzuar ofertën e e Tottenhamit që kërkonte ta transferonte në Premier League. Sikurse njoftojnë mediet britanike, “Spurs”-at i kishin ofruar PSG-së plot 23 milionë euro për kartonin e tij, po mesfushori ishte përgjigjur negativisht. 23-vjeçari i ka hedhur poshtë të gjitha tentativat e drejtuesve parizienë për të rinovuar kontratën, që i skadon në verë, ndaj presidenti Al Khelaifi nuk ka rrugë tjetër veçse të tentojë për përfitojë diçka në ditët e mbetura të janarit për të mos e humbur me parametër zero.
Për Rabiot është interesuar prej kohësh Barcelona e duket se dhe lojtari synon të transferohet në “Camp Nou”, por shuma që kërkon PSG i ka detyruar katalanët të presin verën, për ta marrë “free”. Edhe Dortmundi, Liverpooli dhe Bayerni i Mynihut janë në garë për francezin, ndaj ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për përcaktimin e të ardhmes së tij.
Rabiot ka debutuar te PSG që në vitin 2012, kur skuadra drejtohej nga Carlo Ancelotti. Në 7 sezone ka koleksionuar 227 ndeshje mes Ligue 1, kupave në Francë dhe kompeticioneve uuropiane, duke shënuar 24 gola. Një lojar “jolly” në mesfushë, me asftësi të shkëlqyera fizike dhe teknike. Në palmaresin e tij numëron katër tituj të Ligue 1, katër Kupa të Francës, pesë Superkupa dhe 5 Kupa të Ligës.



