Merkato

PSG në kundërsulm, kërkon Cristiano Ronaldon

Pas Barcelonës, PSG kërkon të dobësojë dhe Realin e Madridit. Pas arriti të rrëmbente katalanëve yllin brazilian Neymar për një shumë marramendëse, klubi parizien duket se po mendon seriozisht edhe për pesë herë fituesi e topit të artë, yllin e Los Blanocs, Cristiano Ronaldo.

Sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi dëshiron të formojë një 3-she goleadorësh në vijën e parë të sulmit, me Neymar-Mbappe dhe Ronaldo. Për ta realizuar operacionin me një kosto jo dhe aq të lartë, klubi parizien po mendon që në marrëveshje të përshijë dhe të bindë sulmuesin Edinson Cavani, për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.

Kjo lloj manovre duket se mund të bindë dhe presidentin e klubit mbretëror, Florentino Perez që është vënë në kërkim të një sulmuesi që ofron garanci, pasi orët e Karim Benzema tek merenges janë të numëruara.

Nga ana e Cavanit gjasat janë që të mos ketë dilema, kjo dhe për faktin se uruguaiani nuk ndihet komod te PSG pas ardhjes së Neymar, ndërkohë që duhet pritur nëse Perez do të pranojë të ulet në tavolinë me homologun e tij Naser Al-Khelaifi për të nisur bisedimet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency