PSG në sulm për sulmuesin portugez, por Milani ka të tjera plane
Paris Saint Germain tenton të tundojë Milanin për Rafael Leaon. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi parizien ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë eurosh për klubin kuqezi dhe një pagë rreth 6 milionë euro neto në sezon për anësorin portugez. Këto shifra janë pa dyshim është joshëse, megjithatë, për momentin nuk duken se lëkundin si lojtarin ashtu edhe drejtuesit e klubit. Në të vërtetë, qëllimi i Milanit mbetet zgjatja e kontratës me “xhevahirin” e sulmit.
Për momentin, prioritet për Leaon është mbyllja përfundimisht e kapitullit me Sportingun e Lisbonës, pasi KAS ka përcaktuar se Lille (dhe jo lojtari) do të duhet të kompensojë klubin portugez për prishjen e njëanshme të kontratës në vitin 2018, përpara transferimit të tij në Ligue 1.
Maldini dhe Massara synojnë rinovim e kontratës me lojtarin të paktën deri në vitin 2026, me një rritje të konsiderueshme të pagës.



