Featured

PSG, në “sulm” për “yllin” e Lazios, Lotito do patjetër 100 milionë

Shtypi italian ka raportuar këtë të premte se Paris Saint Germain ka bërë lëvizje konkrete për “yllin” e Lazios, Milinkovic-Savic. Anëtarë të klubit parizien mësohet se janë takuar me përfaqësues të lojtarit dhe ata i kanë ofruar klubit italian rreth 80 milionë euro. Lazio kërkon rreth 100 milionë, ndaj ende nuk është arritur një marrëveshje. Mesfushori ka kontratë të vlefshme me bardhekaltrit deri në vitin 2024.

I konsideruar si një nga mesfushorët më produktivë në Evropë, futbolli Milinkovic-Savic është edhe më cilësor nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Në 26 ndeshje në Serinë A këtë sezon ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjithashtu tetë pasime vendimtare. Statistika që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të fuqishme.

Në moshën 27-vjeçare, serbi duket se është gati për të bërë hapin drejt një klubi të madh evropian, pasi i ka tejkaluar pritshmëritë e tij në Serinë A. Gjithashtu ai ndiqet edhe nga Reali, Juventusi apo Manchester United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency