Ligue 1

PSG nuk ndalet me Mbappe, fiton 1-2 me dygolësh te talentit francez

Me Kylian Mappenë në fushë PSG nuk ka nevojë as për Neymar e as për Cavanin për të fituar në kampionatin francez. Talenti 20-vjeçar realizoi dy golat e parizienëve në fitoren me përmbysje 1-2 në fushën e Caen.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura ndërsa në të 56-ën për vendasit realizoi Ninga, duke dhënë përshtypjen se kampionët në fuqi të Francës do të pësonin humbjen e dytë sezonale në Ligue 1, por nuk ndodhi kështu.

Vetëm 3 minuta zgjati epërsia e Caen pasi Mbappe fillimisht barazoi shifrat me 11-metërsh, ndërsa pak para fundit, pak centimetra nga vija fatale shtyu drejt rrjetës topin e mbetur në zonë, për golin e 1-2.

Pas javës së 26-të, PSG kryeson me 71 pikë, 20 më shumë se Lille e vendit të dytë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency