Merkato

PSG piketon anësorin anglez të Tottenhamit

Mediat angleze bëjnë me dije se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i gatshëm të heqë dorë nga mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së “Tre luanëve”, Danny Rose.

Skuadrat e PSG-së dhe Schalkes kanë shprehur interes për 28-vjeçarin, i cili mund të largohet nga “Spurs” para fundit të muajt gusht, kur mbyllet edhe merkatoja në Francë apo Gjermani.

Danny Rose më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Manchester United, por mes palëve nuk u arrit një marrëveshje, ndërsa tekniku argjentinas i “Spurs-ave” ka konfirmuar se mund të bëjë edhe pa të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency