Ligue 1

PSG prezanton këtë të martë trajnerin e ri, “yjet” një javë shtesë pushim

Paris Saint-Germain (PSG) do të prezantojë trajnerin e ri, francezin Cristophe Galtier, të martën, në një konferencë për shtypin, në stadiumin “Parc des Princes”. Sipas gazetës “L’Eqiupe”, ish-tekniku Lille dhe Nice, do të firmosë kontratë dyvjeçare. Galtier do të marrë vendin e Mauricio Pochettinos, që ra dakord të prishte kontratën me parizienët për 10 milionë euro dëmshpërblim.

PSG nuk e ka konfirmuar zyrtarisht firmën me Galtier, por ka lajmëruar organizimin e një konference për shtypin të martën, në orën 14:00.

Paraditen e kësaj të hëne, disa lojtarë, duke përfshirë si Marco Verratti, Georginio Wijnaldum, Mauro Icardi dhe Julian Draxler, u paraqiten për qendrën sportive të PSG-së për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe fizike përpara seancës së parë stërvitore që do të zhvillohet nesër, në orën 16:30, me sa kuptohet nën urdhrat e Galtier.

Lojtarët që kanë qenë të grumbulluar me kombëtaret e tyre në qershor, si Kylian Mbappé, Leo Messi apo Neymar, kanë një javë shtesë pushim, kështu që do t’i bashkohen skuadrës më 11 korrik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency