PSG, shenja dorëzimi për Mbappenë, ja ç’thotë Leonardo
Në më pak se 15 ditë, Kylian Mbappé do të jetë i lirë të negociojë me skuadrën ku dëshironte vijojë karrierën e tij si futbollist. Ndërkohë që vetë lojtari shmang komentet mbi të ardhmen në intervistat për medie të ndryshme, drejtori sportiv i parizienëve, Leonardo, ka nisur të japë sinjale dorëzimi. Braziliani tashmë e pranon se nuk është i sigurt nëse 22-vjeçari do të qëndrojë në Paris.
Braziliani mbajti një fjalim, pasditen e së enjtes, për manaxhimin e sportit në Universitetin e Sorbonës dhe u pyet për atë që pitet të ndodhë me Mbappenë.
“Çfarë të thuash për Mbappénë. Kylian është i frikshëm. Ai është i ndryshëm, unik. Epo, ju e dini se çfarë duam ne… Do të shohim,” – u shpreh Leonardo mbi të ardhmen e talentit francez. Fjalët e Leonardos dryshojnë shumë krahasuar me atë që tha shtatorin e kaluar se nuk e mendonte që Mbappé do të largohej nga Parisi qershorin e ardhshëm.
As lojtari, as PSG nuk kanë folur muajt e fundit për një rinovim të mundshëm. Edhe pse L’Équipe konfirmoi këtë javë se janë riaktivizuar bisedimet për vijimin e bashkëpunimit, skenari më i mundshëm dhe më i besueshëm është që sulmuesi të largohet në verë.
Destinacioni i tij do të Reali i Madridit, klub që po qëndron i qetë, pasi, nga sa kuptohet, “Los Blancos” e kanë “vulosur” prej kohësh marrëveshjen me lojtarin.



