Ligue 1

PSG shkatërron Marseille, por dëmtohet Neymar

Paris Saint Germmain shkatërroi 3-0 skuadrën e Olimpique Marseille në sfidën më të nxehtë të futbollit francez, pikërisht në ndeshjen përbyllëse të javës së 27-të të Ligue 1. Një dominim total i formacionit të Unai Emery ndaj një rivali historik, por që ishte ndjeshëm inferior në cilësi.
Nuk arriti të gjente rrjetën Neymar, por shënuan Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, ndërsa finalizimeve të tyre u shtohet edhe autogoli i Rolandos.
Gjithsesi, ky sukses u zbeh nga dëmtimi i Neymar në minutën e 77-të, me brazilian që u largua nga fusha pa patur mundësi që të vijonte lojën. PSG shkon pas këtij suksesi në kuotën e 71 pikëve, ndërsa Marseille mbetet e treta me 55 pikë. Në dy takimet e tjera Bordeaux barazoi 0-0 me Nice, ndërsa Lyoni 1-1 me St Ettiene.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency