Champions League

PSG tenis me Crvena Zvezdën, Neymar merr topin në shtëpi

Paris Saint Germain ka arritur të marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së kampionëve, teksa ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-1 skuadrën serbe të Crvena Zvezdës.

Kryeqytetasit francezë nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, teksa mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, ku Neymar shënoi dy herë dhe më pas Cavani e Di Maria e çuan rezultatin 4-0.

Në pjesën e dytë shënoi Mbappe golin e pestë, ndërsa Neymar kompletoi tripletën personale vetëm pak minuta pasi Marin kishte shënuar golin e parë për serbët.

Fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Schalke 04 në transfertën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës, me gjermanët që triumfuan 0-1 falë golit të shënuar nga McKennie në minutën e 88.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency