Ligue 1

PSG zyrtarizon drejtuesin e ri, i njohur për zhvillimin e talenteve

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar këtë të premte emërimin e Luis Campos këshilltar futbolli me efekt të menjëhershëm. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin, nënshkrimet dhe zhvillimin e ekipit.

Eksperti i futbollit me famë botërore është një pionier në zhvillimin dhe përmirësimin e lojës, i njohur për qasjen e tij moderne dhe novatore. Gjatë gjithë përvojës së tij, Luis Campos ka shoqëruar karrierën e shumë emrave të mëdhenj të futbollit, duke nxitur zhvillimin e talenteve, që janë bërë lojtarë të mëdhenj në mbarë botën.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain, të cilin e konsideroj si klubin më ambicioz në botë. Ne ndajmë të njëjtin vizion, një vizion në të cilin unë besoj fort. Jam i etur të filloj të punoj për të zhvilluar potencialin e jashtëzakonshëm të klubit”, – tha Luis Campos.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency